Ju ofrojmë një gamë të gjerë të dizajneve dhe materialeve të ndryshme përçdo ambient, të cilat edhe mund t’i personalizoni. Përvoja jonë shumëvjeçare në shkolla dhe biznese të ndryshme n’a bënë neve të
ofrojmë shërbime profesionale n’këto shërbime:

ZBUKURIMET E MURIT –
Të gjitha materialet tona për zbukurime(dekore) janë ekologjike, bojrat qe i përdorim për printime, janë ekologjike dhe prodhohet në mënyrë që të përdoret për ambiente të mbyllura.

Dekorimi i murit mund të bëhet në disa forma të ndryshme: shtyp letër ngjitëse, murale(tapeta), kanvas, tekstil dhe decal/stickers sa i përket dekaleve tona, ato janë të veçanta. Në dispozicion kemi më shumë se 20 ngjyra të ndryshme për një siperfaqe mate (ngjyre jo e lëmuar).

E veqantë e dekoreve tona është që ju mund t’i porositni dizajnet sipas dëshirës suaj si dhe të madhësive të ndryshme varësisht nga ambienti.

SHENJËZIMET DHE SINJALIZIMET
Ne i prodhojme dhe i përshtasim sipas çdo hapsire apo kërkese.