Dekorime Muri

* Lehtë për tu vendosur
* Të lehta edhe për tu hequr
* Dhe janë të garantuara se nuk do të mbesin mbetje në mur.

Zbukuroni ambientin tuaj sipas dëshirës!

më shumë

ABOUT


 

Rreth nesh

 

Kompania “Vitorja” është kompani e cila merret ekskluzivisht me prodhimin dhe dizajnimin e zbukurimeve(dekoreve) të murit. Këto zbukurime(dekore) prodhohen nga materiali i letrës ngjitëse,e cila letër është ekologjike dhe prodhohet në mënyrë që të përdoret për ambiente të mbyllura.Produktet tona janë produkte te veçanta, që deri më tani nuk janë prezente në tregun e vendit. Ato janë të bëra kryekëput për ambientin e brendshëm familjar, zyre të ndryshme, baret dhe restaurantet.Janë shumë moderne dhe kanë gjetur përdorim të gjërë në ditët e sotme.

Në dispozicion kemi më shumë se 20 ngjyra të ndryshme për një siperfaqe mate(ngjyre jo e lëmuar).

Janë rezistente ndaj temperaturës: -40 “C në 80″C, pa ndryshime.

 

Pse duhet vendosur zbukurimet e murit?

 

Zbukurimet e murit  ju ndihmojnë që të dekoroni shtëpinë apo zyrën tuaj duke e bërë kështu të duket e veqantë dhe unike. Me përdorimin e këtyre dekoreve lëvizëse në murin tuaj ju mund ti shmangeni blerjes së përhershme të pikturave jashtezakonisht të shtrenjta si dhe instalimit të letrave të përhershme të murit(tapetave).

 

Shpejtë dhe lehtë!

 

Zbukuro shtëpinë tënde mbrenda ditës,bëhu arkitekt i dhomës tënde. Nuk ju duhen aftësi artistike ose teknike për të vendosur këto dekore në murë.Karakteristikë e veçantë e tyre është se ato marrin vetëm pak minuta nga koha juaj sepse janë shumë të lehta për tu vendosur,dhe po aq të lehta për tu hequr duke mos lënë asnjë shenjë në murin ku kanë qenë të vendosura,këtë edhe fëmijët mund ta bëjnë.

 

Përparësitë

 

E veqantë e dekoreve tona është që ju mund t’i porositni dizajnet sipas dëshirës suaj si dhe të madhësive të ndryshme varësisht nga ambienti që posedoni.

Të lehta për tu vendosur dhe për tu hequr, pa dëmtuar fare murin tuaj.

Ato zhvishen deri në skaje, duken të mahnitshme dhe janë të qëndrueshme për vite dhe vite.

Dizajnerët tanë do të jenë të gatshëm që gjithmonë të përmirsojnë stilin e dhomës tuaj. Dekoret  tona mund të përdoren në: Dhomë Dite, Dhoma Gjumi, Kuzhinë, Këndin e lojrave, në dhoma konvikti e deri në garazhë.

Ju nuk do të keni nevojë për ndihmën e askujt për t’i vendosur këto dekore në murin tuaj pasi që përpos dekorit ju do të merrni me vete edhe udhëzimet se si vendosen ato, gjithashtu ju mund ndiqni edhe udhëzimet të cilat i kemi lansuar në videon më poshtë.

 

Misioni ynë!

 

Ne, si  një kompani transparente, etike, komercialisht e orientuar, e përgjegjshme ndaj ambientit dhe e qëndrueshme për të përmbushur nevojat e konsumatorëve, ofrojmë shërbime të sigurta, të besueshme dhe me çmime të arsyeshme të dekorimeve të murit.

Qëllimi-  Qëllimi ynë është të ndihmojë njerëzit  që të sjellin një jetë të re të mureve të shtëpisë së tyre, çerdhes, zyrës si dhe çdo ambienti apo hapsire tjetër të mbrendshme.

Ne kemi në dispozicion për ju zgjedhjen e cilësisë së lartë të dekoreve .Ju thjeshtë do të jeni te habitur kur të zbuloni zgjedhjen e grafikeve tona.

 

Vizioni ynë!

 

Ne synojmë që të jemi një mundësi e re për qytetarët tanë, duke ofruar shërbime korrekte dhe cilësore, duke u mundësuar atyre zgjedhjen dhe aplikimin e shijeve të tyre në ambientet ku jetojnë dhe veprojnë. Zgjedhjen e tyre konsumatorët mund t’a bëjnë përmes katalogjeve të ndryshme, dhe direkt përmes internetit, ku do të ofrohen dizajnet me përshkrime të nevojshme, për të pasur zgjedhje sa më të madhe.

 

Udhëzues për instalimin e dekaleve në murin tuaj

Vitorja Rruga Mark Isak nr.17, Prishtinë, 10 000, Kosovë | +377 (0)45 699 199, +386 (0)49 111 363 | Powered by: Delmins.net