Your cart is empty!
View Cart Checkout
Cart subtotal: €0.00

DEKORIME MURI

PËR NE

Rreth nesh

Kompania “Vitorja” është kompani e cila merret ekskluzivisht me prodhimin dhe dizajnimin e zbukurimeve(dekoreve) të murit. Këto zbukurime(dekore) prodhohen nga materiali i letrës ngjitëse,e cila letër është ekologjike dhe prodhohet në mënyrë që të përdoret për ambiente të mbyllura.Produktet tona janë produkte te veçanta, që deri më tani nuk janë prezente në tregun e vendit. Ato janë të bëra kryekëput për ambientin e brendshëm familjar, zyre të ndryshme, baret dhe restaurantet.Janë shumë moderne dhe kanë gjetur përdorim të gjërë në ditët e sotme.

Në dispozicion kemi më shumë se 20 ngjyra të ndryshme për një siperfaqe mate(ngjyre jo e lëmuar).

Janë rezistente ndaj temperaturës: -40 “C në 80″C, pa ndryshime.

Pse duhet vendosur zbukurimet e murit?

Zbukurimet e murit  ju ndihmojnë që të dekoroni shtëpinë apo zyrën tuaj duke e bërë kështu të duket e veqantë dhe unike. Me përdorimin e këtyre dekoreve lëvizëse në murin tuaj ju mund ti shmangeni blerjes së përhershme të pikturave jashtezakonisht të shtrenjta si dhe instalimit të letrave të përhershme të murit(tapetave).

Përparësitë

E veqantë e dekoreve tona është që ju mund t’i porositni dizajnet sipas dëshirës suaj si dhe të madhësive të ndryshme varësisht nga ambienti që posedoni.

Të lehta për tu vendosur dhe për tu hequr, pa dëmtuar fare murin tuaj.

Ato zhvishen deri në skaje, duken të mahnitshme dhe janë të qëndrueshme për vite dhe vite.

Dizajnerët tanë do të jenë të gatshëm që gjithmonë të përmirsojnë stilin e dhomës tuaj. Dekoret  tona mund të përdoren në: Dhomë Dite, Dhoma Gjumi, Kuzhinë, Këndin e lojrave, në dhoma konvikti e deri në garazhë.

Ju nuk do të keni nevojë për ndihmën e askujt për t’i vendosur këto dekore në murin tuaj pasi që përpos dekorit ju do të merrni me vete edhe udhëzimet se si vendosen ato, gjithashtu ju mund ndiqni edhe udhëzimet të cilat i kemi lansuar në videon më poshtë.

Shpejtë dhe lehtë!

Zbukuro shtëpinë tënde mbrenda ditës,bëhu arkitekt i dhomës tënde. Nuk ju duhen aftësi artistike ose teknike për të vendosur këto dekore në murë.Karakteristikë e veçantë e tyre është se ato marrin vetëm pak minuta nga koha juaj sepse janë shumë të lehta për tu vendosur,dhe po aq të lehta për tu hequr duke mos lënë asnjë shenjë në murin ku kanë qenë të vendosura,këtë edhe fëmijët mund ta bëjnë.

Hap pas Hapi

1. Përdor krehërin e plastikës per te shtrirë saktë letrën ngjitëse transparente. Kjo do të siguroj qe letra ngjitëse e murit eshte vendosur ne menyre te sakte. Prejë folje shtese, qe do të perdoren per zgjatjen e kabllove etj…

2. Me kujdes te shtuar hiqeni letren e bardhë nga ajo transparente, dhe sigurohuni qe ngjitësja e murit te ketë mbetur ne letrën transparente. Do të ishte më praktike nese letrën e bardhë do e terhiqni ne menyrë vertikale, për të pare më mire nëse letra ngjitëse ka mbetur ne atë transparente.

3. Vendos letrën zbukuruese (e cila vazhdon të jetë e mbuluar me letrën transfer të tejdukshme) ne pjesën e murit ku keni menduar ta vendosni. Përdoreni krehërin e plastikës për të shtrirë në menyrë të drejtë. Filloni nga mesi I zbukurimit, duke e shpërndarë nga jasht.

4. Kur të jeni siguruar se ngjitësja zbukuruese e murit është ngjitur plotësisht në murë, atëherë dalëngadal e tërhiqni letrën transparente të transferit.

SI TË BËJË POROSI?

Porosinë mund ta bëni online në web (nga cilido vend në botë dhe paguaj me PayPal), e-mail, facebook apo duke na kontaktuar 045 699 199 nëse jeni në Kosovë. Pas marrjes së porosisë, ju do të kontaktoheni per konfirmim.
_
Si mund ta marr produktin:
Menjëherë pas konfirmimit te porosisë, ne do të pregatisim produktin e kërkuar, dhe do e dërgojmë me postën e shpejtë apo të vini ta merni në zyret tona dhe të informoheni më shumë. Liferimi i produktit deri në shtëpinë tuaj mund të zgjas nga 2 deri në 4 ditë në Kosovë.
_
Si bëhet pagesa:
Pagesen do ta bëni me rastin e pranimit të produktit nga posta, kjo vlen vetëm për teritorin e Kosovës, ju do te paiseni me letër pranimi te produktit, dhe do te merrni letër dëshmie që keni kryer pagesën.
_
Vendosja e dekoreve:
Për çdo porosi që e bëni për cfardo produkti ju merrni gjithashtu udhëzimet e nevojshme për vendosjen e tij. Nëse keni vështirsi apo doni përkrahje teknike për vendosjen ju lutemi të na kontaktoni.